Page 15 - Programi 2017-2021
P. 15

problemeve të lartpërmendura, ku me angazhimin e ekspertëve
                  dhe këmbimin e përvojave me qytete të tjera evropiane do të
                  diskutohet: hapja e rrugëve dhe bulevardeve të bllokuara në qytet,
                  shqyrtimi dhe sanimi i anomalive të ujësjellësit, riparimi dhe zgjerimi
                  i rrjetit ekzistues fekal në qytet, planifikimin dhe realizimin e zonave
                  të gjelbra në qytet. Bindja jonë është se një plan gjeneral dhe detal
                  urbanistik i mirëfilltë do të thotë një qytet urban dhe human për
                  jetesë dhe punë. Aktiviteti jonë do të fokusohet në formimin e:
                    a.  Planit Gjeneral Urbanistik.
                    b. Planit detal urbanistik për Reçicën e vogël.
                    c.  Planit detal urbanistik për lagjen e Kazermës.

                    d. Planit detal urbanistik për lagjen e Dardanisë.
                    e.  Planit detal urbanistik për Kodrën e Diellit.



                  13. Infrastruktura
                  Përkundër premtimeve të shumta dekadën e fundit,
                  infrastruktura e Tetovës jo që ka shënuar progres, por është
                  katandisur në formën më të keqe të mundshme. Në ato pak
                  rrugë që janë meremetuar vërejmë gropa të mëdha, të cilat
                  formohen si pasojë e punës jocilësore, që për pasojë ka sjellë
                  dëmtimin e ujësjellësit dhe kanalizimit të ujërave të zeza. Rastet
                  e këtilla dhe shumë raste të tjera, që shfaqen si huqje e logjikës
                  së shëndoshë ndërtuese, jo që e ndihmojnë infrastrukturën e
                  qytetit, por me efektet anësore e vështirësojnë jetën e qytetarit
                  dhe i rrënojnë elemente tjera të infrastrukturës së qytetit.
                  Roli i administratës së ardhshme në ndërtimin e infrastrukturës së
                  qytetit do të bazohen në analizimin e gjendjes faktike të procesit
                  të ndërmarrë, pastaj planifikimin e saktë të tij dhe realizimin e
                  punës në bazë të standardeve të kërkuara. Në aspektin praktik ne
                  do të angazhohemi për:
                    a.  Projekt modern për sheshin “Iliria”, që ai të jetë në shërbim të
                      qytetarëve;
                    b. Hapjen e bulevardit “Ilinden”;
                    c.  Hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska”;

                    d. Hapjen e bulevardit “V.S. Bato”;
                    e.  Rregullimin dhe pastrimin e shtratit të lumit Shkumbin;
                    f.  Riparimin e rrjetit shpërndarës të ujit të pijshëm dhe
                      kanalizimin e ujërave të zeza;
                    g. Riparimin e infrastrukturës ekzistuese rrugore dhe zgjerimin
                      e saj;
                                                                             PËR NJË JETË TË RE
                                                                                   ... në Tetovë  15
   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19   20