Zendeli: Përmes këtij vetingu BDI ka qëllim të lajë të palarat e veta nga e kaluara

Nismën e BDI-së për veting të zyrtarëve shtetërorë, partneri i koalicionit LSDM tani për tani nuk e mbështet me plot gojë.

Deputeti i Lëvizjes BESA,Fadil Zendeli, konsideron se përmes këtij vetingu BDI ka qëllim të lajë të palarat e veta nga e kaluara. Ai është pesimist se qeveria aktuale mund ta çojë përpara këtë proces. Edhe me ligjin në fuqi mund të pastrohen prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, por sipas Zendelit, LSDM dhe BDI s’kanë vullnet ta bëjnë këtë sepse i kanë nën shërbimin e tyre, theksoi Zendeli.