Zëdhënësi i BESËS Memishi: Reagim ndaj pengesave të mërgimtarëve në pikat kufitare

Të nderuar përfaqësues të mediave;

Të nderuar qytetarë;

Mërgimtarët shqiptarë zbarkuan në vendlindjen tyre, duke e pasuruar vendin me prezencënn e tyre për këto festa të fundvitit. Ata si çdo vit vijnë për vizita familjare dhe jo vetëm, por edhe mbushin arkat e shtetit. Gati në secilën ardhje te tyre ata ballafaqohen me problemet në pikat kufitare.

Pas takimeve të shumta me mërgatën shqiptare, ata nga afër kanë informuar përfaqesuesit e lartë të Lëvizjes BESA ne takimet e hapura tek zyrat e Lëvizjes se keqtrajtimi që ju bëhet në pikat kufitare është i pafalshëm dhe i pakuptimtë.

Kjo, jo vetëm keqtrajtim ‘mental’ por edhe fëmijet e vegjël të cilët në këto ditë të ftohta presin me ore të tëra nëpër vendkalimet kufitare. Premtimet e shumta nga qeveria e re reformatore me slloganin ‘jete për të gjithë’, nuk janë duke u realizuar aspak në permisimin e kushteve për mergimtarët të cilët kanë edhe një përfaqësues i ashtuquajtur ‘Ministër i Diasporës’, Edmond Ademi, i cili në qeverinë e Zaevit është vetëm një “dekor” dhe asgjë më shumë. Në kërkojmë nga ministri përgjegjësi për mos përfilljet që ju bëhen mergimtareve tane, te cilët njëkohësisht jane faktori kryesore ekonomik ne vend.

Lëvizja Besa kërkon nga qeveria të marë të gjitha masat që këto vështirësi të tejkalohen dhe mërgimtarëve të ju mundësohet lehtësim në kalimet kufitare se ato janë kontribues të mëdhej në vend me remitencat që mbushin buxhetin e vendit

Për këtë ato si pjesë e pandashme e popullit meritojnë respekt dhe angazhim institucional.