Urimi i kryetarit Bilall Kasami për 24 vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës

Më 17 dhjetor të vitit 1994 u lind shtëpia e arsimit shqip e shqiptarëve të Maqedonisë, e cila me kalimin e viteve kaliti gjenerata të cilët morën dije nga ky institucion. Ky Universitet u themelua mbi gjakun e shqiptarëve, ku të gjithë përulemi para dëshmorit Abdylselam Eminit, i cili humbi jetën në protestën e 17 dhjetorit të vitit 1994, poashtu duhet përmendur sakrifica e palodhshme e Prof.Dr.Fadil Sulejmanit, i cili në çdo moment kontribuoi për gjeneratat e reja dhe arsimimin e tyre të mirëfilltë

24 vite nga themelimi i Universitetit të Tetovës, Lëvizja BESA, uron që ky tempull i dijes të arrijë akoma më shumë të prodhojë njerëz të ndërtuar, të cilët do të dijnë t’i zgjidhin problemet e shoqërisë dhe të mos largohen nga vendlindja.

Në si Lëvizje BESA, kërkojmë që politika t’i largojë duart nga Universiteti i Tetovës dhe t’u lë hapësirë profesorëve të mirëfilltë, që të bëjnë punën e tyre ashtu siç duhen dhe të kemi breza të aftë për t`u përballur me betejat e jetës.