Urime 7 Marsi, dita e mësuesit!

7 Marsi është një festë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Kjo ditë që njihet edhe si dita e mësuesit, ditë në të cilën fal sakrificave të mësuesve të parë, hapën shkollën më 7 mars 1887 në Korçë. Ky kremtim i kësaj feste është një traditë e bukur e krijuar tek populli ynë.

Veprat dhe sakrificat e mësuesve të parë, prindërve të urtë e të pa lodhshëm, mundësuan hapjen e shkollës dhe lulëzimin e arsimit duke nxjerrë në dritë gjenerata e gjenerata. Lëvizja BESA uron gjithë mësimdhënësit duke i inkurajuar që nxënësve t’ju japin dituri të shëndoshë për të krijuar gjenerata të ndritura që në popull do të sjellin vetëm dritë dhe punë të mira për të gjithë njerëzit.

Një urim shumë të madh për të gjithë mësuesit ata që i dhanë dhe vazhdojnë t’i japin frymë dhe shpirt kombit!

URIME 7 MARSI