Reagimi i sekretarit gjeneral Arjanit Hoxha

Pasi që ministri i arsimit është i pasionuar që gabimet e ministrisë që udhëheq ti mësojë nga facebook, po ja lehtësoj pak punën. 
Në foto janë verzioni maqedonisht dhe shqip nga testi ekstern nga lënda e biologjisë. Ashtu si mund të shihet vlersimi për nxënësit maqedonas për këto dy pyetje është gjithsej 7 pikë ndërsa të njejtat pyetje për nxënësit shqiptar vlersohen me vetëm 2 pikë. 
Me fjalë tjera, studentët e ardhëshëm shqiptarë do vlersohen me 5 pikë më pak krahasuar me kolegët e tyre maqedonas, që me automatizëm do të thotë garë jo e barabartë për të konkuruar në universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” ne Shkup në drejtimet Mjekësi ose Farmaci. 
Këto teste janë marrë nga Qendra për Maturë Shtetërore. Pra, ministër kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë padrejtësi ndaj maturantëve shqiptarë?