Reagimi i Lëvizjes Besa, mbi aktin e lirimit nga paraburgimi i vrasësit të Almirit

Lirimi nga paraburgimi i vrasësit të Almirit dhe ndryshimi i padise penale nga vrasje me paramendim në aksident trafiku, edhe njëherë rikonfirmon nevojën urgjente të reformimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë në Maqedoni.

Lëvizja Besa dënon këtë vendim të gjykatës dhe përveç se kërkojmë që urgjentisht vrasësi te kthehet në qelinë e burgut, poashtu Këshilli Gjyqësor të ngren procedurë ndaj gjykatësit i cili me vendimin për të liruar vrasësin e Almirit jo vetëm që denigroj gjykatata edhe ashtu e pa reformuar por për herë të dytë vrau Almirin dhe zemrat e gjithë atyre që u solidarizuan me familjen e tij.

Edhe njëherë riafirmojmë qendrimin tonë se pa gjykata te reformuara dhe pa ndryshim të mendësise së vjetër të trashëguar nga sistemi komunist, Maqedonia çdoherë do bjerë në provimin për t’u afruar me vlerat e drejtësisë perëndimore ku drejtësia nuk njeh përkatsi etnike apo fetare.

Lëvizja Besa- Shkup
16.03.2018