Reagim nga Lëvizja BESA-Tetovë

REAGIM

Të bazuar nga informacionet që na kanë ardhur nga banorët e Tetovës dhe fshatrave për rreth, që me rastin e festës së besimtarëve musliman, Kurban Bajramit, popullata që ka dalur të merret me shitblerjen e kurbanave, është penguar nga inspektorati komunal duke u gjobitur me dënime të majme dhe duke u përzënë nga vendi, në të cilin i kanë nxjerrë kafshët për shitje.

Lëvizja BESA – Tetovë kërkon urgjentisht nga komuna e Tetovës, si organ kompetent për t’u mundësuar besimtarëve të kryejnë obligimet e tyre fetare, mos të bëjë të kundërtën, duke i penguar dhe gjobitur, por të gjejë një zgjidhje për të gjithë ata që duan të respektojnë ritet e tyre fetare dhe për ata që mezi presin një mundësi për të siguruar kafshatën e gojës.

Komuna e Tetovës le të tregohet efikase me pastrimin bërllogut që po mbulon Tetovën dhe mos tregojë efikasitetin e saj ndaj popullatës në prag të festës së Kurban Bajramit.

Lëvizja BESA – Tetovë
09.08.2019