Reagim i Lëvizjes BESA ndaj deklaratës së Zoran Zaev kundër ushtrisë së Kosovës

Kosova është shtet i pavarur dhe ka të drejtën legjitime të ketë ushtrinë e saj për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe lirisë së qytetarëve të saj. Deklarata e nxituar e kryeministrit Zaev kundër ushtrisë së Kosovës, sa është fyese për një shtet të lirë, po aq tingëllon si nacionalizëm i kohëve të shkuara.

Lëvizja BESA kërkon nga kryeministri i vendit që të distancohet nga kjo deklaratë skandaloze dhe të kërkojë falje publike, kur dihet botërisht se krijimi i ushtrisë së Kosovës ka edhe përkrahjen e fuqishme të SHBA-së.
Deklarata e tij shfaq fytyrën e vërtetë të Maqedonisë “multietnike”, i bën të ndjehen të ofenduar edhe shqiptarët e këtij vendi, të cilët i dhanë mandat të plotë për të qeverisur dhe jo për të nxjerrë nga goja broçkulla dhe barbarizma nacional-komuniste.

Me këtë dëshmon se qëndrimi i kryeministrit Zaev është i dirigjuar nga Vuçiq, kryeministër i Serbisë, i cili është kategorikisht kundër formimit të ushtrisë së Kosovës.