Qendra Analitike Hulumtuese BESA ishte pjesëmarëse në punëtorinë e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI)

Qendra Analitike Hulumtuese BESA ishte pjesëmarëse në punëtorinë e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) me temë : “Masat e përbashkëta të katër qendrave analitike hulumtuese të partive politike për menaxhin me qeset plastike”. Kjo punëtori i parapriu disa punëtorive në vazhdimësi në kuadër të projektit të IRI-t për përkrahjen e katër QAH të partive më të mëdha në Maqedoninë e Veriut në krijimin e politikave të tyre.

Drejtori i Qendrës Analitike Hulumtuese BESA, Abdush Demiri, në fjalimin e tij, shfrytëzoi rastin për të falemnderuar IRI-in për përkrahjen e vazhdueshme që ia jep qendrës dhe njëkohësisht njoftoi edhe për mënyrën e funksionimit te qendrës, projektet që realizon dhe bashkëpunimet e ndryshme që ka kjo qendër me disa organizata ndërkombëtare.

Disa anëtarë të “QAH BESA” si dhe përfaqësues nga departamente të ndryshme të cilat funksionojnë në kuadër të BESËS, ishin pjesë e grupeve të punës ku u bë klasifikim i prioriteteve të masave të propozuara dhe analizë e ndikimit të këtyre masave për menaxhim me qeset plastike. “QAH BESA” do të vazhdojë edhe në të ardhmen të jetë pjesë e projekteve të tilla dhe në mënyrë të vazhdueshme do të ofrojë bashkëpunim me qëllim që të kontribojë në sigurimin e mirëqenies së shoqërisë.

Lëvizja BESA
30.11.2019

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flevizjabesa.mk%2Fposts%2F2528752110743794&width=500″ width=”500″ height=”770″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allow=”encrypted-media”></iframe>