Press konferencë në lidhje me mbajtjen e Kongresit të parë të Lëvizjes BESA

PRESS KONFERENCË

Të nderuar përfaqësues të mediave
Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Besa

Pas thuajse një muaj aktivitet në ngritjen e strukturave që nga niveli i nëndegëve dje u rrumbullaksua procesi i formimit të degëve të Lëvizjes Besa me ç’rast u përmbyll edhe procesi i delegimit të delegatëve në Kongresin e parë të partisë i cili do mbahet më 24 shkurt.
Për në Kongres janë të evidentuar gjithsej 505 delegatë me një shpërndarje teritoriale në bazë të proporcionit që është i paraparë me Rregulloren për organizimin e kongresit.

Sot po dalim para jush për hir të transparencës të gjithë këtij procesi që të shpallim të hapur edhe afatin për dorëzimin e kandidaturave për Kryetar të partisë.

Pasi tanime dihet lista e delegatëve i inkurajojmë të gjithë kandidatët që konform procedurave të bëjnë grumbullimin e nënshkrimeve dhe të garojnë për postin e Kryetarit të partisë.

Çdo kandidat mund të konkurojë duke grumbulluar së paku 1/10 (një të dhjetën) e nënshkrimeve të delegatëve dhe të njejtat ti dorzojë te Komisioni për Organizimin e Kongresit.

Verifikimi i kandidaturave do të bëhet në ditën e kongresit nga komisionet përkatëse.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flevizjabesa.mk%2Fvideos%2F2047051525580524%2F&show_text=0&width=267″ width=”267″ height=”476″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>