Në hapësirat e Lëvizjes BESA në Tetovë, është mbajtur trajnim nga instituti Amerikan “IRI”

Në hapësirat e Lëvizjes BESA në Tetovë, me datë 26.06.2019 dhe 27.06.2019, është mbajtur trajnim nga instituti Amerikan “IRI”, në bashkëpunim me qendrën analitike – hulumtuese “BESA”. Qëllimi i këtij trajnimi dy ditor ishte përforcim i kapaciteteve të kësaj qendre. Gjithashtu, nëpërmjet punëtorive të ndryshme është analizuar programi politik i Lëvizjes BESA, çfarë ofron ajo për qytetarët dhe vendosja në praktikë se si ajo të jetë më afër qytetarëve të RMV-së.

Lëvizja BESA së bashku me qendrën analitike – hulumtuese “BESA”, do të vazhdojë bashkëpunimet me institute të huaja edhe nga rajoni për përgatitjen e një lidershipi të brendshëm partiak të fuqishëm që në të ardhmen do të udhëheqin procese të rëndësishme në të mirën e gjithë vendit dhe qytetarëve të RMV-së.Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoorImage may contain: one or more people, people sitting and table

Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoor