Ministri i MBPEU Hoxha realizoi takim me përfaqësues të vreshtarëve në Kavadar

Në takimin e sotëm në Kavadar, kemi arritur një sukses të madh.
Në takim, Kryeministri Zaev prezantoi masat e propozuara nga qeveria për të ndihmuar kultivuesit e rrushit dhe kantinat e verës, në drejtim të çmimeve të blerjes dhe mbështetjes së planifikuar, të cilat u pranuan pozitivisht nga kultivuesit.
Së bashku duhet të kontribuojmë në tejkalimin e problemeve dhe kantinat e verës të respektojnë atë që është rënë dakord, dhe kjo është më si më poshtë:
Çmimi i blerjes për llojin smederevka është 9 denarë, për Vrancin 11 denarë, me ç’rast shteti do ndihmojë me subvencion shtesë prej 4 denarë për të arritur çmimin e vitit të kaluar.
Për herë të parë, do bëhet ndërhyrje me 2 denarë subvencim për rrushin me cilësi të lartë.
Kantinat e verës do të marrin ndihmë prej 30% të kostove të transportit me shumicë për eksport, respektivisht 20% të transportit të verës në shishe.
Risi si masë është edhe subvencionimi i eksportit të rrushit nëse arrihet sasia e mëposhtme:
10-12 milion kg – 2 den
12-25 milion kg – 3 den
Mbi 25 milion kg – 4 den.
Këto masa janë një tregues se shteti është seriozisht i interesuar të ndihmojë kultivuesit e rrushit, kantinat e verës dhe eksportuesit të cilët mund të hapin tregje të reja.