Marrëveshja historike e qeverisjes së ardhëshme në mes Lëvizjes BESA dhe LSDM-së

Sot në Maqedoninë e Veriut është nënshkruar marrëveshje historike, ku për herë të parë bëhet një koalicion parazgjedhor në mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Lidhja Social Demokrate dhe Lëvizja BESA, nënshkruan sot marrëveshjen e koalicionit me partneritet të plotë mes dy subjekteve.

Deklaratë për paraqitje të përbashkët të Lëvizjes socialdemokrate të Maqedonisë dhe Lëvizjes BESA në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2020

Kjo Deklaratë për paraqitje të përbashkët të Lëvizjes socialdemokrate të Maqedonisë dhe Lëvizjes BESA në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2020 është në frymën e mirëbesimit dhe ndërtimit të një ardhmërie të përbashkët evropiane, si dhe respektimit të vlerave qytetare që i posedojnë gjithë bashkësitë etnike në vend. Vlera këto që janë identike me ato evropianet e të cilave edhe ne synojmë të ju bashkangjitemi përmes integrimit në Bashkimin Evropian.

Të dy partitë, Lidhja socialdemokrate e Maqedonisë dhe Lëvizja BESA, duke i tejkaluar gjitha barierat dhe duke marrë guximin për të promovuar vlerat evropiane, sot përmes kësaj deklarate publike shënojnë marrëveshje historike në lidhjen e një partneriteti politik mes Lëvizjes socialdemokrate të Maqedonisë dhe Lëvizjes BESA.

Ne zotohemi për:

· Forcimin dhe kultivimin e vlerave mes bashkësive etnike në vend duke i llogaritur si një pasuri e cila vetëm mund të lehtësojë integrimin e shtetit drejt Bashkimit Evopian.

· Zhvillim të barabartë në të gjitha sferat dhe gjithë teritorin e shtetit pa dallim të përkatësise etnike.

· Dhënien e mundësive të barabarta për çdo profesionist në vend dhe angazhimin e të gjitha mekanizmave qeveritar për krijim e kushteve më të mira për të gjithë qytetarët në vend me qëllim që ta ndërtojnë ardhmërinë e tyre këtu në vendin tonë.

· Luftimin e krimit dhe korrupsionit në të gjitha nivelet e pushtetit dhe reformism të gjyqësorit, ku nuk do të lejohet që të pafajshmit të vuajnë dënim në burgje, ndërsa kriminelët të amnestohen nga gjyqësori që ka instaluar regjim në të kaluarën.

· Integrimi në Bashkimin Evropian mbetet opcioni i vetëm. Nuk ka alternativë tjetër për shtetin, prandaj gjithë potenciali profesional dhe kadrovik i dy subjekteve politike do vihet në shërbim të agjendës evropiane të vendit.

· Gjithçka që ka të bëjë me qeverisjen 2020-2024 do ndërtohet mbi bazën e partneritetit të plotë dhe interesit të përbashkët duke i respektuar dispozitat ligjore dhe kushtetuese për të garantuar barazi, zhvillim ekonomik, stabilitet dhe ardhmëri për të gjithë qytetarët e këtij vendi.

Kjo deklaratë në formë të marrëveshjes shërbën si udhërrëfyes mbi të cilin do të ndërtohet edhе programi zgjedhor i cili do jetë gjithëpërfshirës dhe në interes të plotë të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Ky dokument do propozohet për miratim në nivelet më të larta të udhëheqësisë së Lidhjes socialdemokratе të Maqedonisë dhe Lëvizjes BESA, me miratimin e të cilit i njejti bëhet detyrues për të dyjа palët.