Lideri Kasami viziton Thumanën pas tërmetit

Sonte, së bashku me deputetin Fadil Zendeli, nënkryetarin Kastriot Rexhepi dhe Kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, vizituam fshatin Thumanë të Shqipërisë, një ndër vendet më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ngushëlluam vëllezërit tanë për këtë tragjedi dhe i’u shprehëm gadishmërinë e plotë për të qenë afër njëri tjetrit në këto momente të vështira.

Bashkëndjejmë dhimbje nga kjo tragjedi dhe bashkimi i jonë si shqiptar, është më i madh si asnjëherë më parë!🇦🇱🇦🇱