Lideri i BESËS Kasami takohet me drejtorin e IRI-t, Paul McCarthy

Në kuadër të bashkëpunimit mes Lëvizjes BESA dhe Institutit Amerikan IRI, sot u realizua edhe nje takim mes Kryetarit të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami dhe drejtorit të Institutit për Europën, Paul McCarthy. Në këtë takim u bisedua për asistencën e IRI-t në profesionalizimin e qendrës analitike të Lëvizjes BESA dhe përpilimin e platformës elektorale për zgjedhjet e 12 prillit.

Në këtë takim, Kryetarin e Lëvizjes BESA, e kanë shoqëruar edhe dy nënkryetarët e partisë, Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demiri.

Lëvizja BESA
31.10.2019