Lideri i BESËS Kasami flet rreth mos-marrjes së datës, hartimin e platformës për në zgjedhje dhe koalicionimet e mundshme

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami mbrëm ka qenë i ftuar në emisionin “Argument” në TVM2, ku ka diskutuar rreth aktualitetit politike në vend, mos marrjen e datës, koalicionimet e mundshme dhe hartimin e platformës së BESËS me ekspert të ndryshëm.

Kryetari Kasami ka deklaruar se opozita ka luajtur rol konstruktiv edhe pse vendi nuk morri datë.

“Opozita ka qenë ndër më konkstuktive deri para marrjes së datës, ne si opozitë vazhdimisht kemi qenë konsurktive deri në atë masa saqe e kemi paguar çmimimin, dhe Lëvizija BESA nuk ka bërë asnjë veprim e cila ka rezikuar mos marrjen e datës. Kjo qeveri nuk ka kapcitet të çoj vendin përpara dhe është dashur të kërkojmë zgjedhje që në qershor që të çojmë vendin në zgjedhje të parakoshhme”, tha Kasami.

Lideri Kasami ka folur edhe rreth bashkëpunimit opozitar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Si Lëvizje BESA ne fuqishëm besojmë se mund të sfidojmë pushetin aktual tek shqiptarët të grumbulluar rreth BDI-së, por për tiu dhënë një siguri shqiptarëve ne punojmë në atë drejtim që të kemi një bashkëpunim opozitar por nëse shkohet një hap më tej që të kemi një kolaicion të të gjithë spektirt politik për të dal në zgjedhje sigurisht që ky opsion duhet të ketë një arye shumë të fuqishme. Nëse ne duam që pjesë e këtij bashkëpunimi ti bëjmë edhe partitë të cilët edhe sot e kësaj dite janë pjesë e pushtetit atëherë votuesin shqiptar duhet ta përgatisim se përse pjesë e këtij bashkëpunimi duhet të jenë edhe parti nga qeveria”, deklaroi Kasami.

Ai gjithashtu ka folur edhe për hartimin e një platforme për zgjedhjet parlamentare dhe se ajo po hartohet nga ekspert të ndryshëm.

“Ne si Lëvizje BESA jemi tashmë për një kohë të gjatë në përpilim të platformës elektorale të zgjedhjeve të 2020 dhe në këtë rast ne do të ofrojmë një plaformë e cila është e mbëshetut në një studim im që ne e kemi bërë se cilat janë nevojat reale të qytetarëve e veçanarisht atyre shqiptar dhe konform kësaj jemi në fazën e diskutimit të brendhsëm dhe në në fazën e ardhshme të diskutojmë me ekspert të fushave adekuate që të ndrëtojmë një platformë e cila do të jetë pjesë e programit të ardhshëm qeverisës”, përfundoi Bilall Kasami.

Në fund ai shtoi se Lëvizjes po i bashkangjiten figura intelektuale dhe të rinj./levizjabesa.mk/