Lideri i BESËS Bilall Kasami, ishte i ftuar në ‘Klan Debat’, ja temat që u diskutuan

Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka qenë i ftuar në ‘Klan Debat’ me gazetarin Selajdin Xhezairi, ku ka folur për situatën aktuale politike dhe ofertën e Lëvizjes BESA për zgjedhjet e 12 prillit. Është diskutuar edhe rreth koalicionimeve të mundshme, për votimin e mërgatës shqiptare dhe për platformën e Lëvizjes, e cila përbëhet nga katër shtylla të fuqishme; Barazi, Ekonomi, Stabilitet dhe Ardhmëri.

Lideri Kasami ka ngritur një çështje shumë të rëndësishme për mërgimtarët shqiptar që atyre t’u lehtësohet mënyra e votimit nga diaspora. “Mërgata shqiptare në diasporë duhet të votojë, e për të votuar duhet t’i lehtësohet mënyra e votimit, ata duhet të votojnë me postë”, ka deklaruar Bilall Kasami.

Ai më tej ka folur edhe për koalicionimet e mundshme parazgjedhore dhe arritjen e formimit të një blloku opozitar shqiptar. Kasami ka shprehur gadishmëri, duke bërë edhe lëshime në ndarjen e listave për deputet. “Jam plotësisht i hapur dhe i gatshëm për një bashkëpunim opozitar duke bërë edhe lëshime, kryesorja vullneti i popullit që me ngulm e kërkon këtë koalicion të shkojë në vend, duke lënë anash përqindjet”, pohoi lideri Kasami.

Gjithashtu, kryetari i Lëvizjes ka folur edhe për platformën ‘BESA’, e cila përbëhet nga katër shtylla shumë të fuqishme, siç janë; Barazi, Ekonomi, Stabilitet dhe Ardhmëri. Më tej ka theksuar se oferta jonë politike është që shqiptarët të jenë të barabartë në të gjitha aspektet, sepse me barazi të plotë do të kemi edhe ekonomi më të mirë për të gjithë qytetarët./lëvizjabesa.mk/