Lëvizja Besa: Urgjentisht të merren masa ndaj Agjencionit për Rini dhe Sport, përndryshe do nënkuptohet se Qeveria vazhdon politikat e kaluara

Lëvizja Besa: Urgjentisht të merren masa ndaj Agjencionit për Rini dhe Sport, përndryshe do nënkuptohet se Qeveria vazhdon politikat e kaluara

Lëvizja Besa dënon publikimin e botimit të turpshëm të Agjencionit për Rini dhe Sport i cili përmes projektit “Poetët e rinjë” ka lejuar që të botohen tekste të cilat janë fyese dhe degraduese për shqiptarët.

Gjuha e urrejtjes që është lejuar në këtë botim është ripërsëritje e përhapjes të gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve e cila për të rikujtuar opinionin publik para shumë viteve ndodhi edhe përmes publikimit të së ashtuquajturës “enciklopedi” ku njëlloj si sot në botimin e Agjencionit për Rini dhe Sport ofendoheshin shqiptarët.

Urgjentisht kërkojme nga Qeveria që jo vetëm të distancohet por edhe të shkarkon drejtorin e Agjencionit ne fjalë si dhe të merr masa për të dënuar gjithë ata që janë involvuar në këtë projekt i cili si duket është vazhdimësi e qarqeve të ndryshme që duan me çdo kusht të prishin raportet ndër etnike ne vend.

Çdo veprim tjeter i Qeverisë që nuk do ketë pasoja të përgjegjësise qoftë individuale të drejtorit apo edhe komisioneve përkatëse të Agjencionit për Rini dhe Sport do lërë dyshime se edhe Qeveria është e involvuar në këtë projekt të turpshëm.

Zyra për informim/Kabineti i Kryetarit të Lëvizjes Besa Bilall Kasami

01.04.2018