Lëvizja BESA: Terror policor ndaj BESËS, të lirohen aktivistët e arrestuar

Edhe sot ka vazhduar aksioni i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në pritje të mërgimtarëve. Shteti i cili nuk siguron mikpritje për mërgimtarët mundohet të pengoj aksionet e aktivisteve të Forumit Rinor. Pas trysnisë së ushtruar nga policia e LSDM-së dhe BDI-së, ka çuar deri në arrestimin e disa aktivistëve të Lëvizjes BESA. Aksioni simbolik ka për qëllim mikpritjen sa më të ngrohtë ndaj mërgimtarëve në vendlindjen e tyre, pasi që ata janë të anashkaluar totalisht nga shteti.

Lëvizja BESA dënon ashpër dhunën e ushtruar nga ana e policisë dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të aktivistëve. Ky friksim nga ana e pushtetit janë shenjat e fundit e një udhëheqësie të mbushur me skandale të shumta, afera të ndryshme dhe shumë dështime të tjera. Lëvizja BESA qëndron fuqishëm pas aktivistëve të saj.