Lëvizja BESA: Prokuroria të hetojë gjitha krimet dhe korrupsionin pa përjashtim

Pas më shumë se një muaj presion publik për zbardhjen e skandalit më të madh të dëgjuar deri më sot që ka tronditur themelet e shtetit të së drejtës, gjatë ditë së djeshme edhe pse me vonesë përfundimisht e dyshuara për involvim në rastin “zhvatja”, prokurorja speciale Katica Janeva u privua nga liria dhe me këtë u mundësua zgjerimi i hetimit për rastin në fjalë.

Tash Prokuroria Publike është para një sprove shumë të madhe që ka të bëjë me rikthimin e shtetit të së drejtës dhe funksionimin sistemit juridik, prandaj inkurajojmë Prokurorinë Publike që mos të bjerë pre e presioneve politike nga disa parti politike, dhe të vazhdojë hetimin e plotë deri në zbardhjen e plotë të rastit “Zhvatja” por njëkohësisht mos të fokusohet i gjithë kapaciteti hetimor vetëm në këtë rast por paralelisht të vazhdojnë hetimet edhe për raste tjera deri në zbardhjen e plotë të tyre.

Njëkohësisht, Lëvizja BESA apelon deri tek prokurorët e Prokurorisë Publike Speciale, që leksionin që e morrën nga rasti “zhvatja” t’i shërbejë si mësim dhe udhërëfyes që të jenë të kujdesshëm për angazhimin e tyre profesional në të ardhmen, prandaj urgjentisht duhet të dëshmojnë se vazhdojnë misionin e tyre fillestar për rikthimin e drejtësisë dhe nxjerrjen e gjithë kriminelëve dhe personave të inkriminuar në krim dhe korrupsion para drejtësisë. Pasi deri më tani kemi vlersuar se qasja e Prokurorisë Publike Speciale ka qenë selektive dhe e njëanshme, inkurajojmë që ata të procesojnë sa më shpejt hetimet edhe për të dyshuar potencial nga regjimi i kaluar që janë politkisht aktiv në partinë e quajtur BDI. Rikujtojmë që çdo drejtësi e vonuar është vrasje e shpresës për një ardhmëri më të mirë në Maqedoninë e Veriut.

Lëvizja BESA ashtu si në fillim edhe sot mbetët e pa lëkundur në qëndrimet e saj se askush nuk duhet të bëjë kompromis me drejtësinë dhe barazinë në këtë shtet. Edhe njëherit rikujtojmë qendrimin tonë se është më se e nevojshme që sistemit juridik të shtetit ti jepet një impuls shtesë dhe kjo mund të bëhet vetëm përmes një Komisioni shtetëror i udhëhequr nga SHBA dhe BE që jo vetëm do ndihmojë drejtësinë në Maqedoninë e Veriut por do vendosë edhe themelet e një gjyqësori dhe prokurori profesionale, me kredibilitet dhe respektim të ligjëve në mënyrë të njejtë për të gjithë pavarsisht përkatësisë politike, etnike, fetare etj.