Lëvizja BESA: Ministër Arbër Ademi, kush e politizoj arsimin në Maqedoninë e Veriut?

Arsimi në RMV nga viti në vit po shënon ngecje në shumë sfera. Shkolla të parregulluara, mungesw e inventarit shkollor, mungesë të librave si dhe tekste fyese për shqiptarët. E gjithë kjo ka ndodhur shkak i politizimit të arsimit në vend, gjë që mes tjerash e pranoj edhe vetë ministri Ademi, gjatë prezentimit të propozim ligjit për arsim fillor.

Ministri Ademi sot deklaroj se Arsimi është i politizuar në Maqedoninë e Veriut, prandaj duke ditur se subjekti politik që përfaqëson ministri Ademi, BDI, nga viti 2002 deri më sot ka patur ose ministër ose zv.ministër, na detyron t’i drejtojmë këto pyetje.

z. ministër: 
1.Kush e politizoi arsimin e sidomos në pjesën e arsimit shqip gjatë qeverisjes suaj qoftë me VMRO-në apo LSDM-në?
2.Kush e shkatërroj arsimin në vend gjatë qeverisjes suaj me VMRO-në dhe LSDM-në?
3.Kush lejoj fyerjet ndaj shqiptarwve ne tekstet shkollore dhe pse ju ende nuk I keni larguar?
4.Kush mori tituj universitare brenda natës dhe nuk ju përgjigj inspektoratit që konstatoj këto shkelje?
5.Kush bëri ndërhyrje në USHT?
6.A e krijuat ju universitetin “Nënë Tereza” në Shkup për të sistemuar militantët partiak?

Kemi edhe shumë pyetje të tjera por mesiguri që ju nuk keni përgjigje pasi që problemet e arsimit i ndiqni nëpër rrjetet sociale dhe jo aty, ku duhet në instutucionet arsimore.

Ministër, gjatë gjithë këtyre viteve që e shkatërruat, rrënuat dhe degraduat arsimin, dhe na vjen mirë që sot pranuat se arsimi është i politizuar, prandaj ju në vend që të promovoni strategji të re në arsim duhet të jepni dorëheqje sepse nuk jeni të aftë për të ushtruar postin e ministrit të arsimit në Maqedoninë e Veriut.

Zëdhënësi i Lëvizja BESA Elmedin Memishi
10.07.2019