Lëvizja BESA kërkon që lëndët e PSP-së të zbardhen në tërësi

Të nderuar përfaqësues të mediave,
Të nderuar qytetarë!

Pranimi i lëndëve të PSP-së nga prokurori Lubomir Jovevski, si fillim është mirë që krimi i pushtetit VMRO-BDI mos të bjer në ujë. Megjithatë, nëse kjo prokurori i merr lëndët dhe i shpërndan në prokurorinë për krim të organizuar, kush do të garantojë se ato lëndë nuk do ta kenë fatin e njëjtë si tek Katica Janeva?

Është e drejtë që opinioni të ketë dyshime për drejtësi të vërtetë në vendin tonë! Pse? – Sepse nga vetë bombat e Zaevit u bë e qartë se si Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska dhe Blerim Bexheti, bashkërisht i emëruan prokurorët dhe gjykatësit aktual.

– Të gjithë e dinë se si prokurorët dhe gjykatësit i merrnim nofkat e tyre sipas shpërblimeve që u bëheshin, si “swarovski” etj.

– Vetë Zaevi publikoi bombën kur Blerim Bexheti e luste Musa Xhaferrin që një pozitë prokurori tia lënë VMRO-DPMNE-së sepse siç thoshte “me një prokuror më shumë nuk do hyjmë në xhenet”.

– Tani, po ashtu e dëgjuam edhe vetë Blerim Bexhetin kur tregon se si kryeministri Zoran Zaev e lut edhe sot e kësaj dite të ndikojë në emërimin dhe zgjedhjen e prokurorëve!

Rikujtojmë se pjesë e grupit punues për Ligjin e ri për prokurori publike janë LSDM-VMRO dhe bashkëpunëtori shqiptar i këtyre dy palëve BDI-ja!

A duhet tu besohen tani këto lëndë, që duhet të zbardhin krimin e VMRO-BDI pikërisht prokurorëve që u zgjodhën nga funksionarët e saj. Mos harrojmë se në Prokurori dhe Gjykata ka edhe ish-anëtar të BDI-së, madje edhe ish-ministra të saj të cilët postet i ushtronin në raste të turbullta për shqiptarët siç ishte koha kur ndodhi rasti i ashtuquajtur “Monstra”!

Ne si Lëvizje BESA kërkojmë që lëndët e PSP-së të zbardhen në tërësi dhe krimi i pushtetit të kaluar të dalë në shesh, poashtu mendojmë se patjetër duhet të ketë edhe ekspert dhe prokuror të huaj të cilët, së paku nga afër do e vëzhgojnë punën dhe proceset gjyqësore për këto lëndë!

Çdo veprim ndryshe, do të llogaritet si farsë dhe do të shkojë në favor dhe mbrojtje të krimit, por edhe në dëm të qytetarëve!

Senad Ameti, Departamenti Juridik
08.09.2019
Zyra për informim
Lëvizja BESA