KUMTESË| Kryetari Kasami takohet me ndihmës sekretarin e shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, ekselencën e tij, ambasadorin Philip T. Reeker

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ka realizuar takime edhe në Departamentin e Shtetit Amerikan. Takimi më i rëndësishëm ka qenë me ndihmës sekretarin e shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, ekselencën e tij, ambasadorin Philip T. Reeker. Në këtë takim është diskutuar për situatën politike si dhe për koalicionin parazgjedhor LSDM – BESA.
 
Kryetari Kasami nga afër njoftoi ambasadorin Reeker për koalicionin parazgjedhor, koalicion ky i cili është në funskion të rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian si opcion i vetem për vendin.
 
Ambasadori Philip T. Reeker ka inkurajuar Lëvizjen BESA por edhe gjithë aktorët tjerë politik në Maqedoninë e Veriut që të mbeten të përkushtuar seriozisht në implementimin e Marrëveshjes së Prespës dhe krijimin e raporteve të mira ndërfqinjësore, sepse kështu garantohet rrugëtimi i vendit për në Bashkimin Europian.
 
Lëvizja BESA
05.03.2020
 
 
 
 
Chat conversation end