Kryetari

Dr. Bilall Kasami

Bilall Kasami u lind më 31 korrik të vitit 1975 në Tetovë.

Në vitin 2000 mbaroi studimet për ekonomi në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Nga viti 2000 deri në vitin 2004  ka punuar në Drejtorinë e doganave të Maqedonisë së Veriut.

Në po të njëjtin universitet, në vitin 2011, mbaroi me sukses edhe studimet e doktoraturës duke fituar titullin doktor i shkencave ekonomike.

Në periudhën 2005-2006 ka ushtruar postin e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë të Maqedonisë së Veriut nga ku, pas përfundimit të mandatit në vitin 2006,  u kthye përsëri në vendin e punës në Drejtorinë e doganave, ku qëndroi deri në vitin 2008.

Nga viti 2009 deri në vitin 2014 ishte profesor në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik.

Nga viti 2014 përkohësisht tërhiqet nga jeta akademike për t`iu përkushtuar politikës.

Karrierës akademike iu rikthye në vitin 2017 si profesor në disa universitete të Republikës së Kosovës, ku vazhdon të jetë i angazhuar si profesor i rregullt në Universitetin Dardania.

 Më 22 nëntor të vitit 2014, me themelimin e Lëvizjes BESA , u zgjodh si kryetar i parë i saj, post të cilin e ushtron edhe sot e kësaj dite.

Në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit të vitit 2016 u zgjodh deputet i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, post të cilin e ushtroi deri në vitin 2017.

Në vitin 2017 u tërhoq nga posti i deputetit që të kandidojë për kryetar të Komunës së Tetovës.

Bilall Kasami është i martuar dhe ka dy fëmijë.