Kryetari Kasami dhe nënkryetari Rexhepi në takim me ambasadorin e Sllovenisë në Shkup, Milan Jazbec.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me nënkryetarin e partisë, Kastriot Rexhepi, realizuan takim me ambasadorin e Sllovenisë në Shkup, Milan Jazbec.

Në këtë takim u diskutua për ndryshimet kushtetuese, proceset eurointegruese si dhe për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE. Ambasadori shprehu mbështetjen e Sllovenisë për proceset integruese të vendit.

Gjithashtu Kryetari Kasami e informoi ambasadorin për amendamentet e Lëvizjes BESA.

Takime të ngjajshme u dakorduan të realizohen edhe në të ardhmen.