Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami takoi Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edin Rama

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ka realizuar takim me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë takim miqësor u diskutua për situatën aktuale politike dhe për rolin e shtetit shqiptar duke kontribuar për paqjen dhe stabilitetin në rajon.

Temë diskutimi ishin edhe ndryshimet kushtetuese në Maqedoni dhe proceset e rëndësishme që e presin vendin, në procesin e anëtarsimit në NATO dhe BE. Kryetari Kasami informoi për kontributin dhe të ariturat e Lëvizjes Besa si parti opozitare gjatë këtij procesi.

Në takim u bisedua edhe për nevojën e bashkëpunimit të faktorit shqiptar për interesa shtetërore duke lënë anësh interesat politike partiake.

Kryeministri Rama dhe Kryetari Kasami u dakorduan që takime të ngjajshme të realizojnë edhe në të ardhmen.

Lëvizja BESA

Zyra për informim/Kabineti i Kryetarit Bilall Kasami

16.01.2019