Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami takohet me kongresmenin Amerikan Robert Aderholt

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë vizitës së tij në Amerikë, sot, është takuar me kongresmenin Amerikan Robert Aderholt. Kasami në takim me Kongresmenin Aderholt kanë biseduar për situaten politike në Republikën e Maqedonisë e me theks të veçantë për kontestin rreth çështjes së emrit me Greqinë.
Lideri i BESËS ka shprehur qëndrimet e tij se Ballkani e në veçanti Maqedonia ka shumë nevojë për mbështetjen e SHBA-së.  Poashtu kongresmeni Aderholt shprehu gatishmërinë e tij për të ndihmuar në përshpejtimin e rrugës të integrimit të Maqedonisë në NATO.
Përndryshe, lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami nesër do marrë pjesë edhe në lutjet e mëngjesit ku merr pjesë edhe Presidenti i SHBA-ve Donald Trump.
Ndryshe, Bilall Kasami është kryetari i vetëm nga blloku politikë shqiptarë në Maqedoni i ftuar që të merr pjesë në këtë ngjarje.



Lini një Përgjigje