Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami takohet me Fatmir Limajn kreun e Nismës Socialdemokrate

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, sot po qëndron për vizitë në Kosovë, ku bashkë me deputeten Teuta Bilalli dhe nënkryetarin Abdush Demiri, kanë realizuar takim me Kreun e Nismës Socialdemokrate njëherit edhe zëvendës kryeministër i Kosovës, Fatmir Limajn.

Në këtë takim u diskutuan tema të ndryshme rreth rolit të shqiptarëve në rajon dhe me theks të veçantë, në lidhje me ndryshimet kushtetuese që kaluan në Maqedoni.

Të dyja palët u dakorduan që komunikimi intenziv të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të promovimit të faktorit politik shqiptar si element që garanton paqen dhe stabilitetin ne rajon.

Zyra për informim/ Kabineti i kryetarit Bilall Kasami

24.01.2019