Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, takim me Ministrin në Detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i shoqëruar nga sekretari gjeneral, Arjanit Hoxha, realizuan takim me Ministrin në Detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Në këtë takim u diskutua aktualiteti politik në vend pas ndryshimit të emrit dhe implementimin e Marrëveshjes së Prespës. U diskutua edhe për anëtarsimin e vendit në BE dhe kontributin e Lëvizjes BESA që ka dhënë dhe vazhdon të ju jep proceseve që janë në të mirën e gjithë qytetarëve të vendit.

Ministri Cakaj çmoj kontributin e Lëvizjes BESA dhe përkrahjen që po ua jep reformave që hapin rrugën drejt proceseve eurointegruese.