Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami priti në takim ambasadorin e Italisë Ekselencën e tij z.Carlo Romeo.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i shoqëruar nga anëtari i kryesisë Kastriot Rexhepi priti në takim miqësor ambasadorin e Italisë Ekselencën e tij z.Carlo Romeo.

Në takim u diskutua për aktualitetin politik në vend me theks të posaçëm për nevojën e reformave në legjislacion si parakusht për integrimet euroatllantike. Po ashtu një nga temat ishte edhe zgjerimi i koalicionit qeveritar dhe pjesmarrja e Lëvizjes Besa në përbërjen e re.

Kryetari Kasami ripërsëriti përkushtimin për të kontribuar edhe më tutje në këto proçese reformuese ashtu si kanë vepruar deri tani edhe deputetët e Lëvizjes Besa

Çështja e emrit si një nga pengesat për integrimin e vendit në NATO do të duhej të zgjidhej sa më shpejt, sidomos tani pas debllokimit të bisedimeve me Greqinë. Kryetari Kasami theksoi se shumë me rëndësi është që ky proçes të jetë gjithpërfshirës, sa më inkluziv duke përfshirë edhe opozitën shqiptare me Lëvizjen Besa si parti e katërt më e madhe në vend.

Të dy palët u pajtuan për takime dhe komunikim të rregullt edhe në të ardhmen.

Lëvizja BESA

05.04.2018