Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, organizoi pritje për forumin e gruas, duke ua uruar festën e 8 marsit

Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, në hapsirat e Lëvizjes BESA në Tetovë organizoi pritje për forumin e gruas, duke ua uruar festën e 8 marsit, ditën ndërkombëtare të Gruas.

Kryetari Bilall Kasami ndër tjerash theksoi se gruaja meriton respektin e veçantë në shoqëri, Lëvizja Besa do të jetë zëri i artikulimit të idesë dhe mendimit të gruas shqiptare dhe do të jetë gjithnjë në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Lëvizja Besa ka organizuar në mënyrë të veçantë festat e 7 dhe 8 Marsit duke i uruar Mësuesit për kontributin e dhënë gjatë gjithë karierrës së tyre si mësimdhënës, njëkohësisht edhe femrës shqiptare e cila është shtylla kryesore në ndërtimin e një familje të shëndoshë.




Lëvizja Besa-Shkup
08.03.2018