Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, nesër udhëton drejt SHBA-së

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, nesër do të udhëtoj drejt Amerikës, ku do të merr pjesë në lutjet tradicionale të mëngjesit ku merr pjesë Presidenti i SHBA-ve Donald Trump.

Lideri i Besës Kasami në SHBA do qëndrojë nga 6 shkurti deri më 11 shkurt, në Washington dhe Çikago, ku sipas burimeve brenda kabinetit, ai do të zhvillojë takime me kongresmen, lobistë të çështjes shqiptare dhe me shoqatat e diasporës.

Bilall Kasami është kryetar i vetëm i një partie shqiptare nga Maqedonia i ftuar në këtë eveniment që organizohet tradicionalisht çdo vit.