Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i shoqëruar nga përfaqsuesit e lartë të partisë Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demirin priti në takim miqësor ambasadorin e Norvegjisë Ekselencën e tij z. Arne Bjornstad.

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami i shoqëruar nga përfaqsuesit e lartë të partisë Kastriot Rexhepi dhe Abdush Demirin priti në takim miqësor ambasadorin e Norvegjisë Ekselencën e tij z. Arne Bjornstad.

Ambasadori Bjornstad shfrytëzoi rastin edhe personalisht të urojë zgjedhjen e kryetarit Kasami në krye të Lëvizjes Besa duke dëshiruar sukses në rrugëtimin politik.

Në takim u diskutua për aktualitetin politik në vend me theks të posaçëm për nevojën e reformave në legjislacion si parakusht për integrimet euroatllantike.

Kryetari Kasami ripërsëriti përkushtimin për të kontribuar edhe më tutje në këto proçese reformuese ashtu si kanë vepruar deri tani edhe deputetët e Lëvizjes Besa

Çështja e emrit si një nga pengesat për integrimin e vendit në NATO do të duhej të zgjidhej sa më shpejt, sidomos tani pas debllokimit të bisedimeve me Greqinë. Kryetari Kasami theksoi se shumë me rëndësi është që ky proçes të jetë gjithpërfshirës, sa më inkluziv duke përfshirë edhe opozitën shqiptare me Lëvizjen Besa si parti e katërt më e madhe në vend.

Poashtu gjatë takimit u fol edhe për ligjin e gjuhëve në veçanti dhe pengesat në leximin e tretë në parlament që dolën në sipërfaqe këto ditë. Kryetari Kasami theksoi se shumica nuk duhet të tregojë lëkundje në këto momente dhe sidomost për këtë çështje kaq të ndjeshme për marrëdhëniet ndëretnike në vend dhe nuk duhet mbajtur peng shqiptarët në llogari të marrëdhënieve me VMRO-në. Ligji për avansimin e përdorimit të gjuhës shqipe duhet të miratohet sa më shpejt dhe pakalkulime

Ambasadori Bjornstad informoi për sferat që Maqedonia ka edhe e mbështetjen e qeverisë Norvegjeze sidomos bashkëpunimin me nivelet e pushtetit qendror dhe lokal. Në këtë drejtim u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit me komunën e Zhelinës, e cila gjindet në kufi me zonën ekonomike të Tetovës e cila ka koncensioner një kompani Norvegjeze.

Të dy palët u pajtuan për takime dhe komunikim të rregullt edhe në të ardhmen.

Lëvizja BESA-Shkup

07.03.2018