Kryetari Bilall Kasami takime të rëndësishme në Washington

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami gjatë vizitës së tij në Washington realizoi takime me personalitete të rëndësishme të jetës politike.

Pas takimit të djeshëm me kongresmenin Robert Alderhold, kryetari Kasami e ka përmbyllur vizitën dy ditore sot në Washington ku ai u takua edhe me ish kongresmenin John Linder, me kryetarin e bizneseve të diasporës shqiptare Nazar Memeti dhe me Kryetarin e Partisë Republikane të Shqipërisë Fatmir Mediu. Poashtu takime miqësore u realizua edhe me kryebashkiaken e Sofies Yodranka Fandakova.

Ditët e ardhëshme kryetari Kasami do takohet me komunitetin shqiptar nga Maqedonia në Chicago si dhe me përfaqësues të lartë të shtetit Illinois.