Kryetari Bilall Kasami ishte i ftuar në “Click-Plus”, ja temat që u diskutuan

Kryetari i Lëvizjes BESA, prof.Bilall Kasami, mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin “click-plus” që mbahet në TV21. Në këtë debat është biseduar rreth aktualitetit politik në vend, Komisionin e Venecias, tryezën e partive politike, zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe koalicionimet e mundshme parazgjedhore.

Kryetari Kasami deklaroi se ligji i gjuhëve nuk është dashur të dërgohet deri në Komisionin e Venecias, sepse dihet se shqiptarët në këtë shtet nuk janë pakicë por janë populli i dytë më i madh dhe shtetformues. Më tej, ai ka thënë se gjithë partitë shqiptare duhet të ulemi  në tryezën e përbashkët dhe ta artikulojmë zyrtarizimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. 

Lideri Kasami ka diskutuar edhe për koalicionimet e mundshme në mes partive opozitare. Kasami është i bindur se një koalicion i pastër opozitar, partinë shqiptare në pushtet do ta dërgonte në opozitë por edhe në histori. Më tej deklaron se një platformë e pastër opozitare, një platformë ekonomike të fuqishme, do të sjellte ndryshimin e shumë pritur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Bilall Kasami është pyetur edhe për grafën etnike, marrëveshje kjo e arritur në mes Lëvizjes BESA dhe Qeverisë, gjatë kohës së ndryshimeve kushtetuese që përkatësia etnike të futet në letërnjoftime. Sipas Kasamit, kjo duhet bërë me patjetër sepse ekzsiston një marrëveshje e shkruar me Kryeministrin e vendit por sipas liderit Kasami, veprimet e fundit të Kryeministrit për mos mbajtjen e premtimit të realizimit të marrëveshjes, e bën atë “mashtrues ordiner” dhe njeri që nuk di ta mbaj fjalën e dhënë.

Në fund Kryetari i Lëvizjes BESA, prof.Bilall Kasami është pyetur edhe për ndarjen e çmimit nobel për Handken. Kasami ka deklaruar se ky ishte një hap shumë i gabuar, sepse ky njeri ka përkrahur gjenocidin serb dhe masakrën e Srebrenicës dhe se bota ka njerëz shumë më të mirë që e meritojnë këtë çmim./lëvizjabesa.mk/