Kreu i BESËS, Bilall Kasami i ftuari i ministrit Cakaj në konferencën mbarëshqiptare në Tiranë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë ditës së sotme është duke qendruar në Tiranë ku po merr pjesë në konferencën “Roli i Shqipërisë në promovimin e interesave kombëtare të shqiptarëve në hapësirën e Ballkanit Perëndimor”, konferencë e cila organizohet nën patronazhin e Ministrit në detyrë për Evropë dhe Politikë të Jashtme, z.Gent Cakaj.

Në këtë konferencë pritet të diskutohet për hapat që duhet të ndërmer Shqipëria për promovimin e interesit të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Lëvizja BESA
25.11.2019