KOMUNIKATË| Lëvizja BESA falënderon qytetarët dhe aktivistët për mbledhjen e nënshkrimeve

KOMUNIKATË

Pas një mobilizimi shumë të madh nga gjitha strukturat për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatin e vetëm shqiptar në zgjedhjet presidenciale, Prof.Dr.Blerim Reka, Lëvizja BESA falënderon të gjithë aktivistët por edhe qytetarët e tjerë që dhanë kontributin e tyre për kandidatin shqiptar.

Mbledhja e nënshkrimeve në një kohë rekorde, tregon se kandidati i përkrahur nga opozita shqiptare Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët është një zgjidhje e duhur dhe se shqiptarët me 21 prill do të kenë mundësi për të votuar njeriun e duhur për President të vendit.