Intervista e plotë e liderit të BESËS Kasami, dhënë për portalin e Kosovës, Arbresh.info

Lëvizja BESA në vazhdimësi ka qenë aktive për Integrimet Evropiane.

Kështu tha në një intervistë për arbresh.info, Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilal Kasami.

“Ne si Lëvizje BESA vazhdimisht kemi qenë aktiv për integrimet Evropiane. Ne kemi përkrahur të gjitha vendimet dhe ndryshimet e ligjeve që ka ndërmarr Qeveria. Për momentin ka mbetur edhe një pengës formale ku Spanja duhet ta ratifikoj fundin protokollin  për NATO dhe pastaj Maqedonia të jetë pjesë e NATO-së. Maqedonia si rezultat i dështimit në integrimin Evropian po shkon në zgjedhje te parakohshme. Më 12 prill të vitit 2020 do të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Besojmë që këto zgjedhje të shkojnë ashtu siç duhet e më pastaj në Samitin e Zagrebit të marrim një datë pozitive për integrime evropiane.

Partia e katërt më e madhe shqiptare në Maqedoninë Veriore vazhdon të mendojë se ka pasur një kompromis të dhimbshëm nga partitë shqiptare në pushtet në drejtim të ligjit për gjuhë.

Ndonëse është e rregulluar që gjuha e dytë zyrtare në Maqedoninë Veriore të jetë ajo gjuhë që ka 20% të popullsisë, kjo gjë ka mbetur skeptike shkaku edhe i Komisionit të Venecias, thotë Kasami.

“Ligji për gjuhet ishte një kompromis i dhimbshëm për shqiptarët edhe pse ai ligj si plotëson kërkesat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Pra gjuhë zyrtare është gjuha Maqedonase. Në vend që shumë thjesht ashtu siç është e rregulluar që edhe gjuha e dytë të jetë e popullsisë më shumë se 20 % ne vend të rregullohej edhe gjuha shqipe dhe të vendosej si gjuha e dytë zyrtare ashtu siç e parasheh ligji kjo s’ishte dashur të dërgohet në Komisionin e Venecia. Një sqarim të shkurtër Komisioni i Venecia e ka vlerësuar ligjin për gjuhet ka thëne se bazën e ka të minoritetet pakicat dhe po del jashtë kornizave Evropiane për pakicat. Në fakt ligji se merr atë që duhet të vendos Shqiptarët të dytë, por e futë në një listë me pakicat e tjera më të vogla në Maqedoni. Këtu është një trik apo një mashtrim që të krijoj ndjenja të kryeministri Zaev se shqiptarëve po ju jepet më shumë se që e meritojnë dhe u a lejojnë standardet evropiane a në fakt shqiptarët vazhdojnë të jenë të diskriminuar në këtë aspekt”, u shpreh ai.

Problem tjetër për shqiptarët e Maqedonisë Veriore vazhdon të jetë regjistrimi i popullsisë.

Në këtë drejtim Kryetari i Lëvizjes Besa , ka një shqetësim.

“Lidhur me regjistrimin e popullsisë, duhet të kemi një regjistrim të depolitizuar ku të drejtat e shqiptarëve duhet të jenë në bazë të kushtetutës dhe në bazë të përkatësisë së tyre. Pra sa shqiptar janë mund të përcaktohet në bazë të një regjistri për menxhim elektronik të të dhënave të qytetarëve ku është e përcaktuar edhe përkatësia etnike në bazë të kësaj të përcaktohet se sa Shqiptar janë dhe jo përmes regjistrimit sepse ka një rrezik se një pajës e konsiderueshme janë jashtë Maqedonisë të punësuar në vendet Evropian dhe kjo rrezikon që të ketë një deformim të realitetit etnikë”.

Ndonëse jo shumë e madhe me përfaqësues BESA ka një emër se me kë dëshiron të bëjë një koalicion për zgjedhjet e 12 prillit.

Madje sipas Kasamit vetëm kështu pas 15 vitesh BDI do të mund të shkojë në opozitë.

“Lëvizja BESA punon fuqishëm që vetë të kandidoj në zgjedhjet e 12 prillit por jemi të gatshëm për bashkëpunim opozitar me partinë tjetër opozitare Aleancën për Shqiptarët. Kemi një komunikim korrekt si dy subjekte opozitare dhe ne do të japim angazhimin tonë maksimal që të ketë një koalicion të tillë. Pas 15 viteve në pushtet BDI të sfidohet seriozisht dhe besoj se më një bashkim të tillë BDI të shkoj në opozitë. Besoj se më forca të reja shqiptarët e Maqedonisë do të përfaqësoheshin më mirë”.

Kryetari i BESA’s, nuk ka hezituar të komentoj as ardhjen e Albin Kurtit në krye të institucioneve.

Në intervistën, Kasami ka shprehet i bindur që koalicioni VV-LDK, do të jetë koalicioni i shpresës.

“Shpresoj që sa më shpejt të arrihet marrëveshja dhe Kosova të ketë Qeverinë e re. Vlerësoj se Kosova duhet sa më parë ti krijoj institucionet. Besoj se do të jetë një qeveri e ndryshimit dhe të jetë ashtu siç e dojnë qytetarët dhe besoj se dy partitë VV e LDK të jenë në krye të detyrave dhe do të gjejnë një konsensus për bashkëqeverisje. Besoj se këto dy parti para se të mendojnë për atë se si të marrin tortën e pushtetit të mendojnë për interesin e qytetarëve”.

E tu e pas parasysh që Maqedonia e Kosova dikur ishin bashkë në ish Jugosllavi pa dyshim që shqiptarët e Maqedonisë sytë i kanë kah Kosova, thotë Kasami në pyetjen nëse presin që me ardhjen në pushtet të Kurtit të ngjallet elektorati shqiptar edhe në Maqedoni .

” Zotëri Kurti ishte pajës kryesore e kampanjës për President të Profesorit Blerim Reka. Kjo dha një ndihmës një shtytje të procesit elektoral. Çdo përkrahje e çdo politikanit nga Kosova a për Shqiptarët e Maqedonisë është e mirëseardhur sepse dimë që relacionet mes shqiptarëve të Kosovës dhe të Maqedonisë janë më të afërta. Në këtë drejtim Shqiptarët e Maqedonisë sytë i kanë më shumë nga Kosova se sa nga Shqipëria”.

Kryetari i partisë shqiptare në Maqedoni ka folur edhe për shkëmbimin e territoreve dhe dialogun me Serbinë.

Sipas Kasamit nga kjo do të mund të prekën edhe çështja e Maqedonisë, Preshevës e Malit të zi.

“Vlerësoj së është një marrëveshje që mund të zgjidhet mes Kosovës e Serbisë por mendoj se kur të hapet Kutia e Pandorës të ketë një zgjidhje gjë realë për çështjen shqiptare në Ballkan dhe kjo do të haptë edhe çështjen e Maqedonisë edhe çështjen e Preshevës e të Malit të Zi. Vlerësoj që tërësia territoriale e Kosovës është e pakontestueshme dhe e pa cenueshme, çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet një të vijë në një frymë e një bashkëpunimi të sinqertë mes këtyre dy vendeve”.

E ashtu siç e do zakoni pavarësisht se jeton në tjetër shtet as Bilal Kasami nuk është indiferent karshi lojës që do të zhvillohet në mars mes Kosovës e Maqedonisë.

“Sigurisht që do të jem në stadium dhe djali im që është 11 vjeç tashmë i ka blerë veshjet e Kombëtares së Kosovës dhe unë do të jem me ngjyrat e Kosovës. Uroj një fitore”./Arbresh.info/