Hasim Murtezani i bashkangjitet Lëvizjes BESA

Sot Lëvizjes BESA iu bashkangjit një personalitet mjaftë i dalluar dhe i dëshmuar në fushën e sigurisë, Magjistëri i Shkencave Juridike dhe Sigurisë, Hasim Murtezani. Hasimi është një nga profesionistët e rrallë që ka Maqedonia e Veriut dhe si rrallë tjerët ai që në rini të hershme i është përkushtuar shkollimit dhe formimit të tij intelektual, duke punuar pa ndërprerë për t’u bërë profesionist në fushën që kishte zgjedhur.

Hasimi ka lindur në Shkup në vitin 1986, studimet deridiplomike i ka mbaruar në UEJL në Administratë publike dhe Shkencat Politike si student mjaft i dalluar. Më pas Murtezani ka vazhduar studimet Master në UEJL në Fakultetin Juridik në drejtimin e Sigurisë – Kriminalistikës, duke marrë gradën shkencore Magjistër i Shkencave Juridike dhe Sigurisë. Biografia e tij e pasur nuk përfundon këtu, momentalisht Hasimi është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Fakultetin Juridik.

Gjithë në opinion e njohin si njohës të mirë të rrethanave të sigurisë, i cili ka botuar dhjetra opinione nga lëmia e sigurisë dhe kriminalistikës. Momentalisht ai është i angazhuar në sektorin privat në cilësin e menaxherit dhe në të njëjtën kohë, është anëtar i institutit hulumtues për siguri, mbrojtje dhe paqë.

Lëvizja BESA është e hapur për të gjithë ata të cilët duan të kontribojnë në të mirën e përgjithshme, për të luftuar politkat e gabuara dhe për të ndryshuar gjendjen e rëndë ekonomike, sociale dhe sigurisë.

#LëvizjaPoRritet