Fjalimi i Abdush Demirit në Kongresin e parë të Lëvizjes BESA

Të nderuar delegatë të Lëvizjes BESA,

Zonja dhe zotërinj,

Para se të filloj me fjalimin më lejoni që së pari të falenderoj mysafirët që na kanë nderuar me prezencën e tyre sot. Falenderoj ekselencën e tij, Ambasadorin e Romanisë z. __VIOREL STANILA__.

Poashtu falenderoj delegacionin e Partisë Republikane nga Shqipëria me në krye sekretarin gjeneral z. Arjan Madhi. Falenderoj edhe përfaqësuesit e organizatave tjera ndërkombëtare për prezencën e tyre. Falenderojm edhe përfaqsuesit e Bashkësisë Fetare Islame.

Këtë Kongres e ka nderuar me prezencën e tij edhe sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët z. Arben Taravari. Të nderuar mysafir edhe nga partitë e tjera ju falenderojmë për pjesmarjen tuaj në këtë Kongres të parë të Lëvizjes Besa.

Një falenderim i veçantë shkon edhe për vëllezrit tonë nga diaspora në Zvicër, Gjermani dhe Austri të cilët sot janë këtu me ne.

Lëvizja BESA doli në skenën politike të shqiptarëve të Maqedonisë në Nëntor të vitit 2014, u themelua nga intelektualët e rrinj të shqiptarëve të Maqedonisë të cilët nuk mund të duronin më nënçmimin dhe nëpërkëmbjen e shqiptarëve nga përfaqsuesit e atëhershëm politik shqiptar të cilët ishin shëndruar në vazal të dëgjueshëm të regjimit të Gruevskit.

Ishte një freski e skenës politike e cila vuri standarde të reja të politikbërjes. Si subjekt politik i ri Lëvizja BESA dha kontribut të rëndësishëm në rëzimin e regjimit VMRO-BDI, organizoi protestat më të mëdha që mbahen mend ndonjëherë nga shqiptarët e Maqedonisë, organizoi forma të ndryshme të akcionit politik përmes rinisë, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016 edhe përskaj garës jo të barabartë u etablua si subjekti i katërt më i madh në Maqedoni duke përgjysmuar BDI-në.

Pas suksesit të treguar në zgjedhjet e vitit 2016 Lëvizjes BESA iu vërsulën nga të gjitha anët që ta dëmtojnë, dhe në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017 Lëvizja BESA u ballafaqua me shumë kundërshtarë – të gjithë tani më e dijmë që BDI-në në këto Zgjedhje Lokale e shpëtoi ndihma partnerit maqedon në koalicionin qeveritar – Lëvizja BESA në Komunat ku garoi në reth të dytë bashk me Aleancën te shqiptarët ishte fituese edhe pse ariti të mar një Komunë.

Të nderuar të pranishëm

Jemi të vetëdijshëm që për shumë prej juve ashtu si edhe për gjithe ne ka qenë një situatë e pakëndëshme kjo që kemi kaluar në muajt e fundit brenda Lëvizjes BESA.

Ajo që duhej të ishte një proces demokratik u shëndrua në një betejë shumë të ulët me manipulime dhe mashtrime të shumta që plasoheshin në opinion, me keqpërdorime flagrante të simboleve të Lëvizjes BESA dhe sidomos me keqpërdorim edhe të vulave dhe materialeve arhivore të partisë. Ne jemi munduar që maksimalisht ti ikim këtij ballafaqimi duke mos dashur që të dëshpërojmë përkrahësit tonë, por ja që një grup i vendosur për të shkatruar Lëvizjen BESA që sot nuk janë me ne duke u vetpërjashtuar nga partia vazhduan me çdo kusht të njollosin dhe përbaltin çdo gjë që ndërtuam bashkarisht në tre vite.

Kjo pjesë e hidhur tashmë i takon historisë dhe për ne është kapitull i mbyllur. Sot përmes këtij Kongresi të organizuar në mënyrë impozante dhe me vullnetin optimist të çdo delegati që është deleguar nga struktura e partisë që nga nëndegët deri te degët me një përfshirje nga Likova deri në Manastir dhe Dollnen, Ne po hapim një faqe të re të veprimit politik duke dëshmuar se pavarsia e veprimit politik është më e rëndësishme se ambicjet dhe teket e mendësisë të vjetër politike që të llogaritin për mik kur mendon si ata dhe të llogaritin për armik kur mundohesh me argument të bindësh se janë në rrugë të gabuar.

Duke nisur nga sot, Lëvizja BESA në skenën politike paraqitet si një alternativë fituese e cila mund të artikulojë kërkesat e shqiptarëve në Maqedoni.

Ne po fillojmë këtë kapitull të ri duke qenë të vetëdijshëm për obligimet dhe detyrat që na presin dhe jemi të pregatitur që t’i prijmë këtyre proceseve kaq të rëndësishme për shqiptarët dhe shtetin.

Ju faleminderit të gjithve dhe na priftë e mbara ka theksuar Demiri.

 

Shkup, 24 SHKURT 2018