Fillon seminari i Lëvizjes BESA në qytetin e Durrësit

Fillon seminari i Lëvizjes BESA në qytetin e Durrësit

Lëvizja Besa, për të dytin vit radhazi organizon seminar në qytetin e Durrësit, vitin e kaluar ky lloj seminari u zhvilua me këshillin qendror të Lëvizjes BESA, ndërsa këtë vit organizohet me Forumin Rinor.

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA, sot ka vizituar muzeun arkeologjik në qytetin e Durrësit, së bashku me sekretarin organizativ, Adnan Azizi, si dhe figura tjera të kësaj partie, ku kanë mësuar nga afër në lidhje me atë se çfarë faktesh posedon ky muze.

Ndërkaq në mbrëmje, do të ketë edhe ligjerata nga intelektual të shquar të politikës shqiptare mbi aktualitetn politik dhe problematikat që i karakterizojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.