Deklaratë e përbashkët e Qeverisë së RM-së dhe Lëvizjes BESA


Dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se është arritur marrëveshje me të cilën janë tejkaluar dallimet, për të cilat informuam se ekzistojnë. Edhe njëherë konfirmojmë se nënshtetësia është makedonsko/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku është pranuar amendamenti në Ligjin Kushtetues me të cilin konfirmohet nënshtetësia makedonsko/qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe sqarohet se si do të jetë për qytetarët shqiptarë në gjuhën shqipe dhe do të vërtetohet në të gjitha ligjet ku është e nevojshme. Njëkohësisht, është pranuar amendamenti i amendamentit kushtetues XXXVI ku konfirmohet se Republika kujdeset në mënyrë të barabartë për diasporën e të gjithë qytetarëve të saj.Në mënyrë plotësuese në ligjin për letërnjoftim do të shënohet edhe përkatësia etnike e qytetarëve. Të gjitha çështjet tjera që ishin propozuar si amendamente, do të tërhiqen, për shkak se formalisht dhe juridikisht nuk ka mundësi që të realizohen tani, kurse mbetemi të përkushtuar që në të ardhmen të punojmë në zgjidhjen e tyre, me qëllim që t’i mënjanojmë edhe këto probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët, për shkak të arritjes së vlerave të përbashkëta evropiane.