|KOMUNIKATË| BDI e dobët, shpëtimin e sheh te unifikimi i partive shqiptare, ndërsa kur është në Qeveri harron unifikimin

Kjo që sot BDI po mundohet të imponohet në hapsirën mediale duke shpikur ide të paqendrueshme në momentin politik në të cilën ndodhemi, na jep të drejtë të dyshojmë se BDI sa herë që ndien rrezik mundohet të kërkojë zgjidhje përmes thirrjeve për unifikim të partive politike shqiptare. Këtë BDI e bëri edhe në vitin 2016 duke imponuar deklaratën e përbashkët të partive politike parlamentare shqiptar, që më vonë e devalvoj dhe në fund kur u pozicionua në Qeveri dhe e harroi të njejtën. Prandaj, ne sot e pyesim publikisht BDI se a i ka përmbushur zotimet e Deklaratës së Përbashkët dhe a ka thirrur Tryezën e Partive Politike për të dhënë llogari ashtu si obligohet në atë dokument?

Ne nuk do lejojmë që Lëvizja BESA të përdoret për realizimin e agjendave partiake të BDI-së dhe njëkohësisht i bëjmë apel edhe partive tjera politike shqiptare të mos bien në grackën e njejtë që BDI i’a bëri edhe në vitin 2016.
Në vitin 2016 kur BDI u përgjysmua, shqiptarët arritën të realizojnë më shumë të drejta si dhe u realizua prioriteti kryesor – antarësimi në NATO, prandaj jemi të bindur që edhe në këto zgjedhje përgjysmimi i BDI-së do jetë fitorja më e madhe për gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

BDI duhet të jetë e vetëdijshme se më lehtë për postin e Kryeministrit mund të negocijojë Lëvizja BESA pasi që është pjesë e një koalicioni që do sigurojë mbi 61 deputetë, sesa BDI e cila këtë herë duhet të jetë e kënaqur nëse arrin të merr 6 ose 7 mandate, dhe për këtë renie të BDI-së fajtorë nuk janë shqiptarët por politikat e tyre të gabuara, krimi dhe korrupsioni i pa pastruar brenda partisë dhe lodhja nga keq qeverisja për 18 vite si në pushtetin qendror ashtu edhe në atë lokal.

Lëvizja BESA
07.06.2020