download

Përfaqësimi i ulët i shqiptarëve në njësitet e ARM-së Shqiptarët e Maqedonisë, ende po vazhdojnë të disktriminohen në të gjitha institucionet shtetërore në vend.

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zv. Ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu keqardhje për mosavnacimin dhe mos interesimin e shqiptarëve për këtë ministri, me theks të veçantë në njësinë speciale – elite të Armatës së Maqedonisë. Ky zëvendësministër, si edhe shumë pararendës të tij shqiptarë, u përpoq të fshihte të vërtetën se përqindja e shqiptarëve në shumicën e sektorëve është pothuajse e papërfaqësuar. Ndonëse kjo Qeveri zotohej për reforma të thella, siç duket, me veprimet e deritanishme, dëshmohet vetëm avancimi i politikave diskriminuese ndaj shqiptarëve në secilin segment, përfshirë edhe njësitet e Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Mos përfaqësimi adekuatë dhe profesionistëve shqiptarë në pozitat e larta, është tregues i qartë se mungon vullneti, guximi dhe dëshira që shqiptarët të ndjehen si faktorë i barabartë në Armatën e Maqedonisë.

Në rrethana të tilla që janë si rezultat i inferioritetit të pushtetarëve shqiptarë, zëvendësministri i mbrojtjes në vend që të krijojë parakushte të barabarta për të gjitha etnitë ku shqiptarët do të kishin mundësinë për t’u avancuar me grada të larta në ARM, ai sillet si një marionetë e pafuqishme politike.

Lëvizja BESA shpreh shqetësimin e thellë me këtë gjendje e cila vazhdon në armatën shtetërore. Me këtë rast, kërkojmë nga zëvendësministri Bekim Maksuti që të merr vendime konkrete të afatizuara për rihapjen e arsimit të shkallës së 4 për nxënësit shqiptarë në kurse për nën oficerë disa mujorë ku do të merrnin pjesë nxënës shqiptarë me përgatitje adekuate.

Po ashtu, Lëvizja BESA kërkon që të krijohen parakushte për nxënësit shqiptarë me arsim të mesëm që të dërgohen në akademinë ushtarake. Këto ndryshime duhet të fillojnë që nga administrata e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila aktet dhe rregulloret duhet t’i ketë edhe në gjuhën shqipe.

 

 

Shkup, 22.08.2017                                                                                        Lëvizja BESA-Shkup