besa

BDI në zgjedhjet lokale të 15 tetorit 2017, rrezikon ti humbas të gjitha komunat me shumicë shqiptare, kjo është e vërteta. Kjo ka shkaktuar frikë dhe ankth dhe humbje të arsyes së shëndoshë, që mundohen ta mbulojnë përmes shpifjeve të ulëta ndaj Lëvizjes  BESA. Lëvizja BESA ishte e para që iu përgjigj thirrjeve të shumta për unifikimin e votës shqiptare por kjo gatishmëri nuk u përfill nga BDI e cila tashmë votën dhe interesin shqiptar me mbijetesën e saj politike, kjo u qartësua pas rastit të Kërçovës.

Në Komunën e Bërvenicës, Lëvizja BESA në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit 2017, doli parti fituese me një diferencë të dukshme ndaj tri subjekteve tjera politike shqiptare. BDI nuk nxjerr kandidat për kryetar komune jo nga derti i votës dhe interesit shqiptar, por nga pafuqia dhe dobësia e saj përballë Lëvizjes BESA, prandaj me të gjithë potencialin e saj të ngelur përkrah Enver Pajazitin, pavarësisht se kjo përkrahje mund të rezultojë e dëmshme për votën shqiptare. BDI ka udhëhequr me Komunën e Bërvenicës në tri mandatet e fundit, të njohura për keqpërdorime të mëdha, mungesë transparence, dështime në projekte kapitale, politizim të skajshëm të arsimit dhe pazare të ulëta politike me palën maqedonase.

Zbardhja e këtyre akteve janë arsyet e burimit të frikës së BDI-së, “kandidatit të pavarur” dhe rrethit të tij. Të gjita këto janë të dëshmuara, të dokumentuara dhe të njohura për opinionin publik. Të gjithë votuesit shqiptarë e dijnë se Enver Pajaziti, nuk është kandidat i pavarur por kandidati i përbashkët i të gjitha grupimeve të vjetra politike dhe të grupimeve interesit, të cilët përmes tij tentojnë të vazhdojnë mbajtjen peng jo vetëm institucionin por edhe ardhmërinë e popullatës shqiptare. Enver Pajaziti  është njeriu që me së paku mund të identifikohen votuesit shqiptarë.

Lëvizja BESA kandidon dhe do ta fitojë Komunën e Bërvenicës për tua rikthyer qytetarëve, për të realizuar programin e saj katërvjeçar. Nëse shqiptarët do ta humbin Komunën e Bërvenicës, faji dhe përgjegjësia duhet kërkuar te keqqeverisja e BDI-së, që rezultoi me shpërnguljen e mijëra shqiptarëve. Shqiptarët e Komunës së Bërvenicës janë të përgatitur që nën drejtimin e Lëvizjes BESA dhe Selatin Jusufit të fitojnë këtë betejë politike, sepse ato më mirë se kushdo tjetër dijnë të bejnë dallimin dhe vlerësimin.

 17.09.2017                                                 Lëvizja BESA- Dega Bërvenicë