22215029_10203850204491445_1672419929_n

Dje në Dolnen, kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar komune, Ismet Qamili, së bashku me këshilltarët komunal, kanë realizuar tubimin qendror me banorët e këtyre zonave.

Kandidati për kryetar komune, Qamili ndër të tjera në takimet me qytetarët tha: “Të ndëruar bashkëvendasit e mi, të ndëruar vëllezër dhe motra,  dhe ju përfaqësues të lëvizjes Besa. Ju shpreh faleminderimet e mia të përzemërta për uratat dhe mbështetjet e sinqerta që më jepni. Edhe sot e kësaj dite banorët e Dollnenit kanë mungesë të nevojave elementare. Banorë të Cërnilishtës duke e parë nevojën që të përmirësohet ky vendbanim sa më shpejtë mora përsipër një përgjegjësi të madhe si dhe me kërkesen juaj të kandidohem për kryetar në komunën e Dollnenit. 15 vite të humbura pa asnjë investim, pa asnjë projektë të realizuar në këtë fshatë nga pushteti aktual. Vallë a duhet që 15 vite me rradhë në Cërnilishtë ta përmendin ujin të pastër për pije? Me ardhjen time në komunë ju premtojë se do të hapen degë në kuader të ministrisë së bujqësisë, ku do të mundësohen punësime të reja me gjenerata të reja.

Unë dhe ekipi im po ju japim BESËN se me gjithë kapacitetin tonë intelektual, profesional dhe moral do të përkushtohemi maksimalishtë që këto ndryshime të ndodhin, që do të jemi në shërbim të të gjithëve dhe të ju mundësojmë një jetë më të mirë.

Prandaj ju ftoj të gjithëve dhe kërkojë përkrahjen tuaj që më 15 tetorë të rrethoni numrin 14, për një jetë të re në vendin tonë”.

 Dollnen, 02.10.2017                                                                                         Lëvizja BESA

22215029_10203850204491445_1672419929_n 22217723_10203850205211463_1593590097_o 22243794_10203850206251489_156648947_o 22279167_10203850204691450_68804102_o (1) 22279225_10203850207291515_2120851204_o