Levizja Besa ne Cair

Sonte Lëvizja BESA ka qëndruar në Shkup, ku është bërë themelimi i Këshillit Komunal në Çairi. Ndër të tjera në këtë ngjarje është biseduar rreth inicimit të marshit protestues gjithëshqiptar nga kjo Lëvizje, e cila do mbahet më 13 Qershor në Shkup.

Fillimisht fjalën e mori Daim Luçi anëtarë i Kryesisë Qendrore nga BESA i cili tha, – “Të bindur në të drejtën tonë historike se hisen tonë nuk presim të na e falin, por atë vetë e marrim, ne të shtunën që vjen do të jemi në këtë detyrë. Të shtunën që vjen ne duam të dëgjohet zëri shqiptar. Të flasë shqiptari se çka dëshiron ai. Dhe, shqiptari të flasë shqip, të flasë duke valuar flamuri shqiptar, pra jo flamuri i një shteti të huaj, siç u përpoq ta interpretojë naivisht një politikan një natë. Ky është flamuri jonë kombëtar të cilin e përdor edhe Republika e Shqipërisë dhe nuk është i huaj për neve Prandaj, nën këtë flamur dhe nën himnin e tij, shqiptarët më 13 qershor do të mblidhen të gjithë në Shkup për të thënë shkurt e shqip “Mjaft më!”. Mjaft na i vratë bijtë më të mirë të kombit! Mjaft na i burgosët me burg të përjetshëm të rinjtë tanë! Mjaft na i vodhët paratë tona për ta ndërtuar identitetin tuaj! Mjaft na e përzutë rininë shqiptare jashtë vendit! Mjaft më dhe mjaft më!”

Po ashtu fjlalën e mori edhe Sedat Ramadani anëtarë i Kryesisë Qendrore i BESËS i cili theksoi, – “Pata mundësinë para se të vijë që të shohë në hollësi CV-të dhe përbërjen e Këshillit Komunal në Çair, me çka lirisht mund të them se ky këshill më bënë krenarë, pasi që është më i mirë se komplet struktura e BDI-së dhe PDSH-së. Vetë nocioni parti nënkupton edhe ndarja, por këtë herë është ndarë BESA njëherë e përgjithmonë nga tradhtia.”

Vlen të theksohet se në tubimin e BESËS ishin prezent disa nga bashkëthemeluesit e RDK-së në Shkup, kurse prej tyre fjalën e mori Naser Curi kryetar i degës së Butelit të RDK-së, i cilia tha, – “I nderuar zotri kryetar i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, të nderuar anëtarë të Këshillit Koordinues, ju përshëndes në emër të RDK-së dega Butel, dhe në emër të RDK-së në përgjthësi. BESËS i urojmë shumë punë dhe suksese, shpresoj që nga sfidat do të dalim faqebardhë”.

Më pas Skdender Rexhpi – Zejd anëtarë i Trupit Koordinues të Lëvizjes BESA theksoi, – “Sot Çairi është sinonimi i getos kombëtare, sot Çairi është ndal koha, se asgjë nuk lëviz në të, sot Çairi është sinonim i asaj se njerëzit futen në politik si qiraxhinj, kurse dalin me nga dhjetëra banesa. Padyshim Çairi tashmë do të jetë një nga bastionet e Lëvizjes BESA, dhe këtë e dëshmon edhe numri i juaj. A është fitore që shqiptarët të reketohen me mijëra euro, a është fitore që rrugët e Çairit të duken si në shekullin e XX, a është fitore që çairasit varfërohen për çdo vitë, kurse ata lëvdërohen se kanë shënuar suksese të mëdha?! Bartësit e kësaj Komune shqiptare nuk kanë guxim ta ndërrojnë një emër të një shkolle, vallë çfarë guximi na paskan ata? Në Çair mafia urbane i gjuan vendet e lira, i uzurpon ato! Buxheti i Çairit kalon 10 milion euro, ndërsa disa vite me rradhë jo vetëm udhëheqësia e Çairit, po edhe udhëheqësia e BDI-së, lavdërohen me sheshe, që me gjithçka ngjasojnë por jo vetëm me shesh!Shiptarët kanë 27 deputetë ata që pretendojnë se përfaqësojnë shqiptarët, e të cilët që të dy janë pjesë e pushtetit, njëri me Ivanovin, e tjetri me Gruevskin. A qenka shqiptar Ministri i Ekologjisë, atëherë pse se ndal helmimin që i ndodh Tetovës? A qenkan shqiptarët të përfaqësuar në pushtet, pse Ministri i Arsimit lejon teste raciste dhe nuk bartë asnjë përgjegjësi? Ministri i Drejtësisë i partisë shqiptare në pushtet toleron që për thyerjen e xhamave dhe për raste të montuara shqiptarët të përfundojnë me 3 vite burg, dhe me burg të përjetshëm, kurse maqedonasit për djegijen e pronave shqiptare dënohen me burg shtëpiak?”

Më tutje foli Adnan Azizi anëtarë i Këshillit Koordinues të Lëvizjes BESA që theksoi, – “Të nderuar përfaqësues të RDK-së na nderuat me prezencën tuaj, ndërsa e nderuat edhe veten tuaj, duke treguar se jeni në gatishmëri që të bashkërendojmë forcat. Shkupi shumë herë ka treguar siç po e tregon edhe sot se është kryeqendra e shqiptarisë. Më tragjikja është se nododhi edhe ‘Skopje 2014’ kështu e quaj, ngase me këtë projekt synohet tjetërsimi i Shkupit shqiptarë, kryeqendra e Dardanisë. Udhëheqësit e Çairit komunën e Çairit e shndërruar nga një qytet në një fshat! Ju ftoj të gjithë juve që jeni “shkuptar” me emër, e shqiptar me zemër që të organizohemi më 13 qershor të gjithë shqiptarët, të ri, burra e gra për të ngritur zërin shqiptar, sepse çështja shqiptare nuk mbrohet as në Tetovë, e as në Kërçovë, por në Shkup. Dhe nëse fitohet këtu beteja, atëherë kanë fituar të gjithë tetovarët, kërçovarët, dollnenaist, kumanovarët, e të gjithë ne.”

Ndërkohë si ngjarje më e rëndësishme në këtë organizimi ishte themelimi i Këshillit Komunal të BESËS të Çairit i përbërë nga 70 anëtarë ku si Koordinator u zgjodh Bekim Saliu që ndër të tjera tha, – “Ne javën që vjen do ta kemi sfidën e parë që ta dëshmojmë veten se a e kemi kuptuar saktë mesazhin e BESËS. Unë e di mirëfilli se ajo do të jetë protestë gjithëshqiptare, ku secili shqiptar duhet të rreshtohet dhe të dalë në sipërfaqe, por ama e di edhe saktë se barra më e madhe për ta dëshmuar veten bie pikërisht mbi Çairin tonë. Për këtë arsye, unë ju drejtohem që sonte me lutjen dhe kërkesën e parë – ta dëshmojmë veten se jemi qytetarë, se dimë të manifestojmë pakënaqësi, se dimë të protestojmë dhe se dimë ta ruajmë dinjitetin urban. Në të vërtetë, identiteti i asaj proteste është identiteti jonë.  Andaj, nuk dua t’ju lodh me fjalë të gjata e të bukura, por më lejoni që thjesht t’ju kërkoj t’i përvishemi punës dhe nesër një javë të gjithë të jemi aty ku na fton populli. Mesazhi im është ky – merrni familjet tuaja, ftoni fqinjët tuaj, shokët tuaj, kolegët tuaj dhe të bashkohemi të gjithë për ta shprehur pakënaqësinë gjithëshqiptare për këtë gjendje në të cilën gjendemi. Të respektuar, ky popull ka nevojë që ta mbrojë dikush. Prandaj ne nuk guxojmë ta lëmë të pambrojtur dhe ta lëmë të bredhë si jetim. Mua më vjen mirë që sonte në Çair e dëshmuam se e kemi kuptuar këtë dhe jam shumë i bindur se Çairi do ta dëshmojë veten edhe më 13 qershor”.

Në fund të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i BESËS, Bilall Kasami i cili potencoi, – “Lëvizja BESA që nga fillimi është duke tentuar në politikë të sjell një frymë të re transparence dhe morali. Lëvizja i ofroi përpunimin programin ekonomik ekspertit më të mirë ekonomik që kemi ne, Akademik Abdylmenaf Bexheti, i cili hartoi Platformën tonë ekonomike për një ekonomi tërësisht të zhvilluar në të gjitha zonat shqiptare. Ajo çka është më e rëndësishme është dimension human dhe njerëzot, që gjithsesi duhet ta sjellim në politikë. Çairin nga një geto do ta shndërrojmë në një nga zonat më të urbanizuara në Shkup.”

 

Shkup – 05.06.2015     Departamenti për Marrëdhënie me opinionin i Lëvizjes BESA

11124087_977136422320410_1753656709_n 11401217_1607089019576779_6190440486794950758_n 11407002_1607088969576784_7568177274586017461_n