IMG_5059

Të nderuara gazetarë, të nderuar miq, ju kemi ftuar sot këtu, sepse gjendemi në festën më të rëndësishme për arsimin shqip. Duke përjetuar gjatë kësaj kohe sukseset më të mëdha të arsimit shqip në Maqedoni, që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, Lëvizja BESA ka organizuar një event që këtu ta nderojë ministrin e Arsimit, z. Abdilaqim Ademi për të gjitha sukseset e kësaj ministrie dhe të tij personalisht. Meqë ai është më meritori, janë sot këtu udhëheqësit e disa institucioneve arsimore e shkencore shqiptare në Maqedoni, që kanë vendosur ta nderojnë me mirënjohje Ministrin Ademi. Zaten, kush tjetër i meriton ato?!

Ia fillojmë!