Rexhep Rexhepi

Dje në Vrapçisht, kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar komune, Rexhepi Rexhepi, së bashku me këshilltarët komunal, në prezencë të Shefit të Shabit Zgjedhor, Afrim Gashi, kanë realizuar një marshutë, me ç’rast kanë vizituar Toplicën, Negotinën dhe Vrapçishtin.

Kandidati për kryetar komune, Rexhepi ndër të tjera në takimet me qytetarët tha: “Për fat të keq në komunën tonë kemi infrastrukturë katastrofale si të mesjetës. Ndërsa, me fitoren time si kryetar komune, ne si Lëvizja BESA do të angazhohemi maksimalisht në zhvillimin ekonomik lokal, do t’i përkrahim me të gjitha kapacitetit ndërmarrjet e vogla, do të mundësojmë kushte të volitshme për investitorët. Prioritet do kemi pastërtinë publike, gjithashtu edhe infrastruktura, ne do të ofrojmë shërbime profesionale komunale, për mirëqenien e të gjithëve”.

Shkup, 10.02.2017                                                                                         Lëvizja BESA